
?????????????????????????????????????????????????????????
Në ditën e 77 të protestës së opozitës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se “zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk mund të ketë”.
“Opozita qëndroi e bashkuar, siç u dha fjalën qytetarëve dhe refuzoi regjistrimin në një fasadë elektorale të diktuar nga krimi dhe droga. Edhe partitë qeveritare nuk regjistruan koalicionin e tyre dhe kjo është prova më e qartë se 18 qershori ka rënë politikisht, moralisht dhe ligjërisht. Pavarësisht kësaj, republika e vjetër po bën gjithçka për të ngadalësuar vrullin popullor drejt republikës së re”, tha Basha.
Kreu i PD-së shtoi: “Ata janë një grusht njerëzish me në krye Edi Ramën, kriminelë, oligarkë dhe politikanë të korruptuar, të cilët vetëm në 3 vjet u kanë vjedhur shqiptarëve 2.8 miliardë euro. Kjo është arsyeja pse pacientët i blejnë me para’ ilaçet në farmaci private, kjo është arsyeja pse fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë dhe taksat janë rritur”.
PDK mban sot mbledhje të kryesisë, pritet të diskutohet rikt...
Prokurimet Publike me inteligjencë artificiale, Rama: Sistem...
Ekspertja thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e ...
“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi”, LDK del me videomesazh për ...
E dhimbshme: Nesër varroset Rifat Stojkaj, sekretari i AAK-s...
Maqedonci: Me misionin në Gazë u kthejmë borxhin partnerëve