Basha uron Pashkët: Mbushini zemrat me shpresë, ditë më të mira po vijnë

11:31 | 4 Prill 2021

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

Basha thotë se kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqën.

Urimi i plotë i Bashës:

Nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë.

Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë. Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet.

Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë.
Për shumë vjet gëzuar!

Lajmet më të lexuara