Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uroi sot besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkës.
Basha shprehet se kjo festë e shenjtë kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen.
“Këtë të diel, teksa besimtarët ortodoksë i drejtohen njëri-tjetrit me urimin e lashtë “Krishti u ngjall!” “Vërtet u ngjall!”, ju uroj nga zemra secilit prej tyre: të dashur miq, vëllezër dhe motra Gëzuar Pashkën! Për shumë vjet gëzuar këtë festë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën! Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shprehet Basha./atsh/
Fillon intervistimi i komisionerëve për manipulimet me vota ...
Dita Botërore Kundër Kancerit
14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijev...
82 vjet nga Maskara e Tiranës
Osmani: Sa më shumë gra në tryezë, aq më shpejt vjen paqja
“Nata e tmerrit”/ Mitrovica përkujton 26-vjetorin e spastrim...