Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se në rast të fitores së zgjedhjeve nga opozita e sotshme, ai do të jetë Kryeministër i vendit.
Basha tha në “Opinion” se për këtë, ka dakordësinë edhe nga partitë e tjera opozitare.
“Padyshim unë jam kandidati i opozitës për Kryeministër. Ky është një vendim i shpallur tashmë, që vjen jo vetëm si vendim i koalicionit, por edhe si shprehje e vullnetit të kryetarëve. Ne kemi matje të qarta në terren që ka një preferencë të qartë, që unë si kryetar i partisë sot dhe nesër si kryeministër, të marr përsipër barrën e qeverisjes së vendit”, u shpreh Basha.
Ndërkohë, i pyetur nëse në këto zgjedhje opozita do të dalë më 1 listë të vetme apo me shumë lista, Basha tha se palët janë në fund të rakordimeve mbi këtë aspekt.
“Ne kemi qenë të bashkuar që në fillim me 1 qëllim; për t’i hapur rugë ndryshimit. Në funksion të kësaj, opozita ka hedhur të gjithë hapat. Opozita ka qenë e bashkuar përballë sprovave dhe sfidave të mëdha. Vendimi strategjik është një koaliacion, një program një qasje e bashkuar e cila të ngërthejë, jo vetëm energjinë e partive të koalicionit, por edhe të faktorëve shoqërorë që janë të bindur se po vjen ora për ndryshimimn duke mbyllur tranzicionin”.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse kanë një preferencë mbi listat, Basha tha: Ne kemi një preferencë të vetme të gjithë. Dhe jemi në fund ta rakordimeve tona për të bërë atë që është e nevojshme në nivelin taktik, që asnjë votë e askujt prej shumciës dërrmuese të shqiptarëve që duan ndryshim, të mos shkojë kot”.
Itali, mbi 30 të plagosur në protestat kundër mbylljes së qe...
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...