Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar edhe marrëdhëniet e krijuara gjatë qeverisjes Rama me Turqinë. I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, tha se Turqia është një aleat për Shqipërinë, por theksoi rruga e vendit është vetëm një, ajo drejt BE.
“Faktori ndërkombëtar ka pasur një ndikim dhe e bën nëpërmjet institucioneve OSBE-ODIHR, SHBA, Parlamenti i Europës. Ato kanë qenë të qarta se sa vendimtare janë këto zgjedhje, janë parakusht për hapjen e negociatave dhe në dorë të shqiptarëve është hapja e rrugës Europiane, apo të rrezikojmë një izolim të dytë në raporto SHBA-Shqipëri, shqiptarët janë të vëmendshëm dhe të qartë.
Turqia është një vend aleat në NATO na ka ndihmuar në momente të tjera të rëndësishme dhe jam e bindur që qeveria e 25 prillit do të ndërtojë një marrëdhënie bilateriale, pa personalizim dhe duke kontribuar në një klimë normale të një besimi reciprok. Turqia është një aleat i rëndësishëm për Shqipërisë, por është e padiskutueshme dhe aspak në kontradikta në marrëdhëniet ndërkombëtare, që ne kemi një drejtim, anëtarësimi në BE”, – tha Basha.
Ai ka mohuar të jetë një tension mes LSI-së dhe PD-së.
“S’ka tension , por bashkëpunim të hershëm që është konkretizuar me një marrëveshje. Nuk jemi bashkë se na bashkojnë ideologjitë, por nevoja për ndryshim, se ndryshimi nuk vlen pa larguar Ramën”, – tha Basha.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja