Kryetari i PD Lulzim Basha ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” në Tv Klan përballë gazetarit Arian Çani. Basha ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje me Ramën si ajo e 17 majit 2017. Ai tha se opozita e ka si objektiv që Ramën ta heqë nga politika dhe ta dërgojë përpara drejtësisë.
“Marrëveshja e 17 majit ka mbaruar me zgjedhjet e 25 qershorit. Në mënyrën me absolute jo, nuk do ketë marrëveshje me Ramën. Objektivi i PD është largimi i Edi Ramës, jo thjesht si kryeministër, por edhe nga politika dhe çuarja para drejtësisë. Rama është në panik total, është në paranojë totale derisa shpalli edhe policinë e mendimit.
Gjendja e Shqipërisë është e tillë që pa larguar Ramën do shkojë keq e më keq. Ne jemi të qartë dhe të vendosur, PD, unë si dhe e gjitha opozita jemi solidë nuk do shkohet më për një marrëveshje, do shkohet për ti dhënë rrugën e daljes, që është largimi i kësaj qeverie, largimi i këtij kryeministri”, tha Basha ndër të tjera.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...