Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zgjedhur të reagojë me anë të një postimi në Twitter për protestën që u mbajt të mërkurën në Tiranë, pas vrasjes nga policia të Klodian Rashës.
“Qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten!”, shkruajti Basha. Bashkë me reagimin, kreu i PD përcolli edhe këtë foto ku shfaqen efektivët e policisë që kanë krijuar barrikadë në hyrje të Kryeministrisë, si dhe kryeministrin Rama në ambientet e një dyqani.
Një natë më parë, Partia Demokratike e akuzoi Kryeministrin se gjatë kohës që në Tiranë protestohej për vrasjen e të riut, Rama bënte pazar në New York dhe nuk gjeti kohë as të ngushëllojë familjen dhe as të dënojë krimin makabër./tvklan
Qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten! pic.twitter.com/lZ4sXNw0ms
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 10, 2020
IPK heton pesë policë për përvetësim të cigareve të sekuestr...
Rikthimi i madh i Sportingut – portugezët përmbysin Bo...
Ish-Kryediplomati i Shqipërisë-BE’së: Tani nxirreni nga sirt...
Trump thotë se SHBA-ja duhet të rishikojë pjesëmarrjen në NA...
Begaj mbledh gazetarët në iftar: Kujdes me lajmin, fjala sot...
Flick para sfidës ndaj Newcastle: Duhet ndeshje perfekte, Ya...