Basha rrëfen historinë e jetës para demokratëve: Vij nga familje e thjeshtë, por…

20:54 | 27 Maj 2017

Në takimin që celi fushatën elektorale të Partisë Demokratike, kreu i kësaj force Lulzim Basha ka marrë disa minuta për të folur përpara simpatizantëve për jetën e tij, fillimet si një djalë i ardhur nga një familje e thjeshtë, sukseset por dhe dështimet në politikë.

“Lulzim Basha ka lindur në vitin 1974 një familje të thjeshtë, babai elektro-auto derisa doli në pension dhe nëna mësuese në fillore derisa doli në pension”.

Kështu e nisi rrëfimin e tij Lulzim Basha, për të vijuar më tej me mundësinë që iu dha për të studiuar jashtë vendit pas viteve 90.

” Përfitova nga hapja të studioja në një nga vendet më të mira në Holandë, ku u përkushtova tërësisht dhe në vitin 1998, u rreshtova i 10-ti në botë në konkursin e famshëm për drejtësi ndërkombëtare në Uashington, ku më pas mu dha mundësia të shërbej në institutcionet ndërkombëtare duke qenë pjesë e skuadrës që hetoi dhe ndoqi penalisht kasapin e Ballkanit.

Punova me dner dhe përkushtim në Kosovë. Asgjë në jetë nuk më erdhi falas, por nga mundësia dhe puna. Kjo është e vërteta ime, deri në vitin 2005, kur PD-ja hapi dyert.

Dy herë kam fituar nga hapja. Mundësive u jam përgjigjur me punë dhe sakrificë.

Nuk kam qenë aq i suksesshëm sa do doja në luftën e Bashkisë së Tiranës me Ramën Kryerministër, që u preu këmbët qytetarëve të Tiranës me prerjen e projekteve madhore.

Unë jam ky që jam për shkak të mundësive që m’u dhanë në jetë dhe natyrisht përpjekjeve dhe punës për t’i kthyer këto mundësi në sukses”. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara