Kreu i demokratëve në Shqipëri, Lulzim Basha ka zhvilluar takimin ditën e sotme me banorët e zonës së ish-kinostrudios në kryeqytet. Në këtë takim Basha tha se është në gatishmëri të qytetarëve ndaj dorëzimi i mandateve tregoi sipas tij se ishin rreshtuar në krahun e popullit.
Basha foli për veprimin e fundit të qeverisë holandeze ku i kërkonte KE rivënien e vizave me Shqipërinë. Sipas Bashës ky ishte turpi i Edi Ramës dhe përgjegjësia e tij e drejtpërdrejtë.
“Efektet duken qartë dhe Tirana lëngon me përjashtim të tre kantiereve ku ndërtohen kullat e pastrimet e parave, bizneset mbyllen dhe kostot e jetesës janë bërë të papërballueshme. Sot kemi një lajm të hidhur. Komisionit Evropian i është drejtuar kërkesa e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta për të rivendosur vizat.
Ky është turpi, ky është krimi i Edi Ramës dhe bandës së tij të babëzitur“, tha Basha, shkruan ABC News.al.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...