Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha të martën se kryeministri Edi Rama ka shantazhuar gjyqtarin shqiptar të Gjykatës së Strasburgut “për të bllokuar vendimet e Strasburgut për pronat”.
“U publikua sot shantazhimi i gjyqtarit në emër të Engjëll Agaçit, që të ndikojë për të bllokuar vendimet e Strasburgut për pronat, siç e kërkon qeveria e Edi Ramës. Kjo fakton se qeveria e Ramës funksionon si organizatë tipike mafioze. Audio-regjistrimi i Denar Bibës është prova se si e shet drejtësinë Edi Rama. Regjistrimi tregon qartë se si Denar Biba shantazhon gjyqtarin shqiptar. Kërcënimi dëgjohet qartë: nëse nuk zbaton porosinë e Edi Ramës, në fund të mandatit do të mbetet pa punë”, tha Basha.
Sipas kreut të PD-së, prokuroria duhet ta kishte nisur në mëngjes procedimin penal për personat e përfshirë në audio-regjistrim dhe ta kishte publikuar.
“Kur Rama arrin të shantazhojë gjyqtarin e Gjykatës së Strasburgut, shqiptarët e kanë të qartë presionin që u ushtron ai anëtarëve të Vetting-ut”, tha Basha./tch
19 vjedhje dhe një grabitje brenda javës në rajonin e Feriza...
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...
Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan...
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...