Pas replikave mes kryeministrit Rama dhe ish- liderit demokrat Sali Berisha, në parlament foli sërish Lulzim Basha.
Ai u shpreh se Rama sot erdhi në sallë në gjendje të droguar, duke sulmuar Zërin e Amerikës dhe duke përdorur një gjuhë vulgare.
“Për herë të dytë brenda dy javëve Edi Rama ka bërë atë që bënë përfaqësuesit e diktaturës, e ka quajtur VOA, kazan.
Mbrëmë Zëri i Amerikës ka publikuar një hetim të thelluar, i cili bazuar mbi të dhëna tregon sesi Edi Rama e mori pushtetin me ndihmën e bandave kriminale dhe parave të drogës.
Dosja 339 tregon për aq sa është zbuluar se në 4 qarqe Edi Rama ka trafikuar këtu jo deputetë, por kukulla të krimit. Kjo nuk është e re. Denoncimin e parë e kam bërë unë.
Rama erdhi këtu në gjendje të droguar dhe nxori vulgaritetet e zakonshme me shpresën se këto do dominojnë lajmet.
Mashtrimet bajate dhe gënjeshtrat e trasha që futi nuk e shpëtojnë dot”, tha Basha.
Me lot në sy, Benita përqafon Bellën para ndarjes: Bebi jem,...
Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës d...
Gjiganti turk e kërkon Benzeman, por shokohet nga kërkesat f...
Itali, mbi 30 të plagosur në protestat kundër mbylljes së qe...
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet