Objektivi i opozitës mbetet i pandryshuar, hyrja në zgjedhje të parakohshme dhe rrëzimi i një qeverie të inkriminuar.
Ky ka qenë qëndrimi i Lulzim Bashës, fill pas takimit me ambasadorin e BE-së në Tiranë Luigi Soreca. Basha u shpreh se opozita kërkon që zgjedhjet e parakoshme, lokale dhe parlamentare, do duhet të mbahen brenda një dite. Basha shtoi se kriza politike në vend u krijua nga ‘mentaliteti KÇK’ i qeverisë Rama.
“Diskutuam gjerësisht për Reformën Zgjedhore. Kriza politike është krijuar nga metaliteti i KÇK-së që sot është qeveria. Zgjedhjet vendore dhe parlamentar nuk janë me dëshirë. Beteja jonë është që zgjedhjet e parakohshme që të zhvillohen sa më shpejt, kjo është rruga e vetme që shqiptarët të zgjedhin qeverisjen e tyre. Zgjidhja e krizës nga ne do të fillojë me Reformën Zgjedhore. Nuk ka ndryshuar asgjë në prioritetet tona, zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale duhet të mbahen në të njëjtën ditë. Ju e shikoni situatën në bashkitë e vendit, dorëzimit total të shtetit para krimit, nuk është kriza e PD-së, është kriza e çdo shqiptari. Kriza ekonomike është si rezultat i krizës politike. ”,u shpreh Basha.
12 minatorë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht me lehtësi Yllin
“Memories” shpërthen gjithandej, reagon Gjesti: Pa fjalë…
Zyrtare: Jeremie Boga lojtari më i ri i Juventusit
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...