Lulzim Basha tha sot se opozita nuk do të kthehet në Parlament pa u plotësuar kushti për qeveri teknike.
Në çadrën e protestës ai lëshoi edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta, të cilët ishin takuar vetëm një natë më parë, në selinë e Kryeministrisë.
“Le ta dëgjojnë mirë Edi Rama dhe Ilir Meta. Jo një, po 10 darka le të hanë, buka e popullit do u ngecë në fyt. Nuk ka pazar me zgjedhjet e lira e të ndershme. Kjo nuk është lëvizja e një partie politike, por lëvizje popullore. Unë nuk jam drejtues politik, por ushtar i kësaj kauze. Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk bëhen pjesë pazaresh. Para çdo interesi tjetër, është interesi i çdo qytetari shqiptar”, tha Basha.
“Nuk jemi këtu për të bërë pazar me protestën e popullit, nuk jemi këtu për të lënë në baltë qytetarët, por për të shembur nga themelet këtë sistem të korruptuar e të inkriminuar”, shtoi kreu i Partisë Demokratike.
Basha këmbënguli se nuk do të ketë kthim në Parlament pa u plotësuar kushtet që populli i ka vënë politikës.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK