Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk është shprehur kundër uljes në tryezë me Partinë Socialiste për reformën zgjedhore.
Ndonëse pranoi se nuk ka ende një ftesë zyrtare, Basha tha se kur ajo të mbërrijë do të diskutohet dhe më pas do të marrë një vendim përfundimtar.
“Po t’i shikojmë ftesat, se ftesat po bëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për reformën zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër”, ka deklaruar kryeopozitari.
Gjithsesi, Basha theksoi se “askush të mos ketë iluzione se kriza mund të zgjidhet vetëm me një tryezë”.
Ndërkohë, OSBE ka shpërndarë ftesat për konferencën që do të zhvillojë mbi këtë reformë më 25 shtator.
Komisioni për Reformën Zgjedhore është ngritur nga Parlamenti, e përveç anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare, aty është lënë një vend bosh edhe për opozitën jashtë parlamentare. /TCH
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...