Kryetari i PD, Lulzim Basha është shprehur në shtator të nisin protestat kundër qeverisë “Rama”. Basha e bëri këtë deklaratë gjatë fjalës së mbajtur para qytetarëve të Unazës së RE.
Kryedemokrati theksoi se opozita do të rrëzojë kryeministrin Edi Rama dhe do të nis dialogun dhe platformën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa.
“Laku po ngushtohet e po shtrëngohet në qafën e despotit të inkriminuar dhe hajdutit psikik Edi Rama. Koha për të dhënë llogari finale para popullit po afron. Unë kam kënaqësinë dhe nderin që para nisjes së shtatorit të protestave popullore dhe të dialogut kombëtar dhe të platformës kombëtare për Shqipërinë si gjithë Evropa që këtë ta nisim me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme me banorët e unazës së re. Ky është angazhimi ynë, e zezë mbi të bardhë, jo fjalë në erë për të vendosur drejtësinë dhe për të vendosur padrejtësinë para ligjit, që në momentin e parë kur shqiptarët të na besojnë me votën e tyre të lirë përgjegjësinë e drejtimit të Shqipërisë drejt vlerave, standardeve dhe parimeve evropiane”-është shprehur Basha./ Opinion.al/
Si e cenon politika punën e gazetarëve në Kosovë?
Bajrami për emërimet e reja të zv/ministrave: Zhvatje e buxh...
Masakra e Studimës: Bashkëshortja e ish-presidentit Thaçi bë...
KFOR zhvillon ushtrim me municion të vërtetë në Pejë: U nxit...
Kriza politike dhe zgjedhjet e reja rrisin pasigurinë ekonom...
NATO reagon pas njoftimit për tërheqjen e 5,000 trupave amer...