Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka shprehur keqardhjen për vendimit e SHBA për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha.
Basha thotë se Berisha është udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë, dhe çoi miqësinë dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA në nivelet më të larta.
“Gjatë kohës që z. Berisha ishte Kryeministër, Shqipëria përmbushi të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO, si dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, ku lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin kryekushte. Në të gjitha këto arritje partner kyç i Qeverisë Shqiptare ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shprehet z. Basha.
Ndryshe, ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjes së tij i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë e ka bërë të ditur sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken në një postim në Tëitter.
Berisha përmes një reagimi në Facebook, ka ftuar sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken që të publikojë faktet e dokumentet mbi të cilat është bazuar vendimi.
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...