Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se banorët e një pallati që do prishet në lagjen 11 të Durrësit nuk kërkojnë asgjë jashtë normales vetëm t’u jepet një zgjidhje.
“Banorët e lagjes 11 në Durrës, më treguan se ende presin që ekspertët tu vlerësojnë banesat nëse janë të banueshme apo jo. Ata nuk kërkojnë asgjë jashtë normales vetëm t’u jepet një zgjidhje. Duan qartësi, nëse pallati do të prishet apo jo. Nëse duhet prishur a do të rindërtohet” shkruan Basha.
Më tej shton:
“Ata janë të shqetësuar sepse siç më thanë sot kanë frikë se kërkojnë ti zhvendosin diku tjetër me qëllimin që në truallin e hapur të ndërtojnë të tjerë njerëz. Ne do të bëjmë gjithçka për të garantuar interesin e banorëve të kësaj zone. Nuk do lejojmë që askush të përfitojë nga kjo fatkeqësi që u ka rënë atyre. Ndaj përsëris thirrjen të shtojnë vlerësuesit, që të qartësojnë dhe qetësojnë qytetarët të cilët vazhdojnë të jetojnë me ankth për sigurinë e shtëpive të tyre, dhe të bëjnë transparencë çfarë do të ndodhë me rindërtimin e banesave te tyre.”
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2801542946563535
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...