Kreu i PD-së Lulzim Basha është i bindur se zgjedhjet parlamentare nuk do të zhvillohen në 18 qershor.
Ndryshe nga Edi Rama që shprehet se zgjedhjet do të bëhen më 18 Qershor, kryeopozitari Lulzim Basha shprehet se zgjedhje në këtë muaj nuk do të ketë.
Sipas tij, të gjitha afatet janë shkelur dhe KQZ-ja ka bërë gabime.
Duke mbajtur fjalimin sot tek ‘çadra e lirisë’, Basha hodhi një sërë akuzash ndaj institucionit kryesor të zgjedhjeve, KQZ.
“Edi Rama dhe Ilir Meta kanë thyer kodin zgjedhor dhe ligjërisht nuk ka zgjedhje ta harrojnë që në 18 qershor do të ketë zgjedhje. Nuk ka lista kandidatësh për 18 qershor”, tha Basha.
Ai akuzoi KQZ-në se ka refuzuar ti vërë në dispozicion tre anëtarëve të saj, listat e qytetarëve që kanë firmosur për disa parti politike.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...