Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me fermerë dhe banorë të fshatit Dvoran në Korçë.
Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, Basha dëgjoi shqetësimet e tyre, por u bëri edhe një apel që të mos shesin votën. Në rast të kundërt, nuk kanë të drejtë të ankohen.
“Kush shet votën s’duhet të flasë më as për mollën, as për çmim të lartë të pesticideve e as për çmim të lartë të naftës, sepse në atë moment ka shitur shpirtin. Ti ndërgjegjësojmë njerëzit se kush shet votën ka shitur të ardhmen e fëmijëve të vet. E pastaj vijnë të gjithë politikat, vijnë mbështetja e politikave të bujqësisë dhe e subvencioneve, që edhe molla juaj të dalë të paktën në tregun e Kosovës.
Së dyti, të sjellim investime këtu, sepse të gjithë këto tonelata mollë, pse të ngarkohen në kamionë por të hapet fabrika këtu. Por sa kohë kryeministri dhe Ministri i Brendshëm e kanë mendjen si të shpëtojnë veten… Prandaj duhet të ndërmarrim hapin kryesor, ta pastrojmë politikën nga krimi“, tha Lulzim Basha.
Nga ana tjetër, fermerët u ankuan se nuk kanë marrë asnjë subvencion nga shteti prej 5 vitesh.
“Sivjet nuk ka ardhur një maune me targa të huaja. Më parë vinin shqiptarët e Kosovës, vinin maqedonasit. Tani as edhe një. Nuk e di arsyen se pse nuk vijnë. Thonë që referencat në doganë… që qeveritë e huaja”, tha një fermer.
“Jemi gati t’i shesim nën kosto prodhimet tona”, u shpreh një tjetër. /tvklan.al
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit