Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme kryesinë dhe këshillin kombëtar.
Këto mbledhje do të zhvillohen vetëm tri javë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku PD nuk arriti dot të fitonte, duke dalë forcë e dytë me 59 mandate.
Mësohet se kryesia e PD-së do të mblidhet në orën 17:99, ku në rend dite do të jenë “diskutime dhe vendimmarrje sipas statutit për proceset pas situatës së krijuar me masakrën e elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit”.Më pas, në orën 19:00, PD-ja do të zhvillojë takim me këshillin kombëtar me të njëjtin rend dite.
Mbledhjet zhvillohen në selinë blu, ndërsa kjo do të jetë përballja e parë e Bashës me kritikët brenda PD, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e tij, pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...