Për kreun e opozitës Lulzim Basha sasia e konsiderueshme e kokainës e sekuestruar nuk ka kaluar pa garanci politike. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se këtë gjë e paralajmëroi dhe kryeprokurori i antimafias De Raho të hënën.
“Kapja e 613 kilogramëve kokainë është një kronikë e paralajmëruar nga Partia Demokratike. Në mënyrë të përsëritur kemi denoncuar në Kuvend dhe në media se krimi i organizuar me mbështetje qeveritare, ka marrë nën kontroll trafikun e drogave të forta, kokainë dhe heroinë.
Kjo ngarkesë rekord e kokainës nuk mund të kalonte nga Shqipëria pa garanci politike. Këtë paralajmëroi edhe Kryeprokurori i Antimafias de Raho të hënën në Tiranë, kur deklaroi se mafia ka lidhje me politikën shqiptare dhe ka pushtuar policinë. Me këtë rast dua ti shpreh mirënjohjen partnerëve të huaj që drejtuan operacionin me sukses dhe e vunë para faktit të kryer narkoshtetin dhe levat e tij në Shqipëri”, shkruan Basha.
Sipas tij sasia e drogës është kapur nga partnerët ndërkombëtar pasi “Rrokada nga klani Tahiri-Habilaj i kanabisit tek klanet e heroinës dhe kokainës të Xhafajve me kompani, kanë si pikë të përbashkët mbrojtëse, kryeministrin Edi Rama. 613 kilogramët e kokainës, të kapura për shkak të partnerëve tanë, janë tregues se Shqipërinë sot e drejton banda e kokainës, dhe se largimi i saj dhe krijimi i një qeverie anti-mafia është emergjencë kombëtare”./Top Channel
Në Dubai do të rifillojnë fluturimet sonte
Malisheva prezanton mbrojtësin danez, Andreas Skovgaard
UEFA e shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme, Finalissi...
Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin...
MINT intensifikon mbikëqyrjen ndaj rritjes së çmimeve të der...
Haxhiu pas takimit me Peleshin: Na dha mundësinë të kujtojmë...