Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas vizitës së tij në Bruksel, duke u shprehur se Presidenti i PPE (Partive Popullore Europiane) Joseph Daul ka deklaruar se nuk mund të bëhen kompromise me demokracinë dhe shtetin ligjor.
Kreu i PD thotë se opozita lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe se ka mbështetjen e PPE.
“Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.” PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbështetjen e PPE, familjes sonë politike”- ka shkruar Basha.

Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...
Zyrtari i lartë iranian kërcënon Trump: Ki kujdes që të mos ...
Haxhiu pret në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion...