Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka takuar sot dhjetëra qytetarë në Rrëshen dhe Rubik.
Gjatë ecjes në rrugët e qyteteve, Basha ka sqaruar tregtarët e vegjël dhe të papunët e shumtë, që plani i tij do të ndezë ekonominë e vendit.
Sipas kreut demokrat, programi i tij do të sjellë para në xhepat e shqiptarëve, do të rrisë konsumin, prodhimin dhe do të krijojë vende pune.
“Paratë do të shkojnë për rritje pensionesh, për rritje rrogash, për investime që sjellin punësim, për mbështetje për fermerët, për stazhe për të rinjtë. Paratë nuk do të cohën dëm për pllaka e fasada, dhe s’do të shkojnë tek një grusht njerëzish që janë miqtë e kryeministrit”, ka theksuar Basha, shkruan gazeta Shekulli.
“Rubiku është një qytet fantazmë krejtësisht i lënë pas dore. Shitësit në markete dhe ambulantët tregojnë se e mbajnë kot hapur”, tha Basha.
Ky i fundit u ndal edhe te një lajmërim në qendër të qytetit që tregon se kur vjen uji.
“Gjatë këtyre takimeve, Lulzim Basha ka shfaqur dobësinë e tij për fëmijët. Ai është ndalur ka biseduar dhe ka bërë fotografi me to. Një nga pikat më të forta të planit Basha, është shndërrimi total i shkollave, në një model europian, që ato të funksionojnë deri në orën 16.00, e ku shteti paguan drekën për fëmijët”, thuhet në njoftimin për shtyp të Partisë Demokratike.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja