Një ditë pasi vizitoi zonat e përmbytura në bashkinë e Shkodrës dhe në Vaun e Dejës, kreu i opozitës Lulzim Basha përsërit thirrje për shpalljen e gjendjes së emergjencës.
Basha shkruan se përgjegjësi i vetëm i përmbytjeve në këto zona është KESH me shkarkimet në kaskadën e Drinit.
“Të shpallet menjëherë gjendja e emergjencës në Bashkinë e Shkodrës dhe të Vaut të Dejës!
Përgjegjësi për përmbytjen e Shkodrës, është KESH me shkarkimet nga kaskada e Drinit.
Edi Rama t’i japë fund heshtjes fajtore. Mosshpallja e emergjencës është e papërgjegjshme dhe kriminale”, shkruan Basha./Gazeta Express
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...