Kreu i PD-së, Lulzim Basha, sërish ka bërë thirrje qytetarëve për protestë.
Përmes një shkrimi në Facebook, kreu i PD, ka thënë se nuk do të ketë asnjë hap pas, ndërsa edhe një herë ka bërë thirrje për protestën sot në orën 19:00.
“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja”- shprehet i vendosur kreu i opozitës, i cili fton qytetarët në orën 19.00 në protestë, duke renditur edhe arsyet për t’iu bashkuar protestës. Pushteti i krimit ka rënë! Parlamenti është i paligjshëm! Fëmijët e shqiptarëve janë pa buke! Shtëpitë po prishen për korrupsion. Drejtësia është e kapur! Biznesi po rrënohet! Dhuna godet kudo! Thika e pushtetit ka prekur palcën!”
“Nuk durohet më! Vetëm vota e lirë do të sjellë një qeveri që punon për njerëzit! Për mirëqenie! Për punësim! Për zhvillim! Vetëm standardet dhe demokracia, do të hapin rrugën tonë drejt Evropës!”, ka shkruar Basha, transmeton Telegrafi.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2473285596232669/?t=0
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale