Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama si mbështetës i bandave kriminale Basha në përmjet një postimi në rrjetin social “facebook” shkruan se Rama, vazhdon të jetë mbrojtës i bandave të Elbasanit, Lezhës, Durrësit, Vlorës dhe nga ana tjetër kërkon drejtësi.
“Të dyja nuk rrinë në një vend. O me bandat, o me drejtësinë”, ka shkruar në mbyllje të postimit kreu i opozitës.
Postimi i plotë:
Edi Rama duhet të ndajë mendjen, nuk mund të jetë edhe me bandat edhe me drejtësinë. Nuk mund të jetë edhe mbrojtësi dhe përfituesi i bandës së Elbasanit, bandave të Durrësit, bandave të Vlorës, bandave të Shkodrës dhe të Lezhës, dhe nga ana tjetër të na dalë si kampioni i drejtësisë. Të dyja nuk rrinë në një vend. O me bandat, o me drejtësinë.
Dënohet me 6 vjet burgim ish-punonjësja e OSBE-së për spiuna...
Haxhiu paralajmëron seancë për presidentin sonte
Mulhaxha-Kollçaku: Nuk kemi ende asnjë nënshkrim për kandida...
Haradinaj: Plagët e luftës nuk mbyllen pa u zbardhur fati i ...
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...