Kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh të qartë letrave publike të Ramës duke i përsëritur edhe njëherë se i vetmi mesazh që ka për të është largimi i tij.
“Nuk ka në Europë politikanë që ta mbushin grupin e tyre parlament me vrasës dhe përdhunues të grave dhe vajzave shqiptare të dhe të mos shporret.
Vlerat e Europës, normat e Europës do të kishin diktuar ikjen e Edi Ramës në këto 6 vite dhunë ndaj shqiptarëve. Ndaj sot i them dhe shumë shpejt do të bëhet, “Rama ik’
Ky është mesazhi i sovranit tash tre muaj qëndrese bashkmi
Ky është mesazhi i qyterarëv të bashkuar, përtej dallimeve partiake, të gjithë për ta larguar shkatërrimtarin e Shqipërisë, njeriu që për pushtetin e tij futi krimin në parlament
Që për pushteyin e tij u hoqi bukën e gojës fëmijëve të shqiptarëve për të ushqyer oligarkët, duke i helmuar me gaz lotësjellës si një kriminel ndaj popullit të vet.
Ky mesazh buron kudo nga gojët nga kraharoët e shqiptarëve, ky mesazh është mesazhi i çlirimit të qeverisë nga krimi, i shkëputjes së Shqipërisë nga horrat dhe zagarët.
Identifikohet tifozi i Albacates që hodhi lëkurë banane ndaj...
Ter Stegen mund të rikhehet tek Barça disa ditë pasi u huazu...
Rriten rastet me sëmundje të zemrës në Shqipëri
Dënimi i Alidemajt për krime lufte, familjarët e viktimave ...
“Ndonjëherë duket sikur njerëzit nuk duan që ne të fit...
Ligji i ri për mediat sociale në Australi, Snapchat bllokon ...