Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi nga foltorja e Parlamentit ditën e enjte se Gjermania e ka dhënë verdiktin e saj mbi hapjen e negociatave: Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet.
“Kjo mazhorancë dhe kjo qeveri e falimentuar politikisht dhe moralisht po mundohet të japë përshtypjen se gjithçka ecën normalisht. Rama është lajmëruar mbrëmë për një lajm të keq mbi negociatat. Mbrëmë, 24 orë pas takimit Merkel-Macron, është rakorduar qëndrimi përsa i përket hapjes apo jo të negociatave me Shqipërinë. Siç e di mirë Rama, lajmi është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin, një lajm që Shqipëria nuk e meriton. Është verdikti gjerman: Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave”, tha Basha, transmeton top channel.
Seanca e Kuvendit u ndërpre më tej pas bllokimit të foltores nga Lulzim Basha.
Provimi i maturës me korniza të reja
Partitë pa ujdi për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve të ...
Nesër protestë në Jarinje, QKMK paralajmëron për bllokimin e...
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...