Situata e tensionuar në Veri të Kosovës ka nxitur reagimet e politikës shqiptare, me kryeministrin i Shqipërisë, Rama dhe ministrat Peleshi e Xhaçka që kanë dënuar sulmet ndaj trupave të KFOR-it gjatë pasdites në Zveçan.
Pas tyre për përplasjet në Veri ka reaguar edhe ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili thekson se dialogu është e vetmja rrugë për paqen mes vendeve.
Basha shprehet se ngjarjet e sotme tregojnë qartë palën që po kërkon destabilizimin e situatës, ndërsa kërkon edhe nga Prishtina zyrtare që të bëjë veprime të matura.
“Thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënoj me forcë dhunën e paprovokuar ndaj trupave të KFOR, Policisë së Kosovës dhe mediave. Për këdo është e qartë se kush është i interesuar për dhunë dhe destabilizim. Autoritetet e Kosovës duhet të tregojnë maturi në këtë situatë të tensionuar dhe të veprojnë në koordinim të pandarë me aleatët tanë, SHBA , BE dhe NATO. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur nga SHBA me rezultat njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rruga për paqe dhe stabilitet dhe për një jetë më të mirë për shqiptarët dhe serbët në Kosovë”, tha ai./A2/
Ymeri: Seanca e mbrëmshme, testim që të vendoset Republika e...
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...