Teksa në Italinë fqinje raportohen dy viktima si pasojë e koronavirusit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përmes Twitter-it, ku i bën thirrje qeverisë që të marrë masa serioze dhe të menjëhershme.
“Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga coronavirus, ndërkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare”, shkruan Basha.
Më tej shton:
“Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm.”
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...