Lulzim Basha ka marrë fjalën në Kuvendin e Shqipërisë pas votimit që hodhi poshtë kërkesat e Prokurorisë për ish-ministrin Saimir Tahiri.
Duke i numëruar me radhë emrat e të ndjerëve që bënë vetëvrasje pasi përfunduan në gjykata e burgje nga masat drastike të shtetit të Ramës, kryedemokrati Lulzim Basha ka denoncuar atë që i kanë thënë dy miqtë e tij të huaj teksa darkonin në një nga lokalet me luksoze të Tiranës.“Atë ditë kur deputetët socialistë votuan për mbrojtjen e Tahirit, dy miqtë e mi të huaj darkuan në një nga lokalet më luksoze të Tiranës.
Për cudinë e tyre, por jo të timen, dy tavolina te vetme të zënë të lokalit kishin në krye socialistë, njëri pinte puro të shtrenjta kubane dhe konjak të shtrenjtë, dhe tjetri me verë që kushton me shtrenjtë se rroga minimale. Dy deputetë rrogtarë që nuk e kishin parë këtë luks, sot jetojnë si sheikë, kjo është e vërtetë e shtetit tënd”- tha ai, duke iu drejtuar Ramës./albeu.com
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...