“Basha me shumë gjasa do të drejtojë listën e qarkut të Tiranës“ tha Bardhi në RTSH. Po Berisha? “Do të kandidojë aty ku do të ketë dëshirë” u shpreh ai.
Sekretari i përgjithshëm i selisë blu, Gazment Bardhi ka deklaruar se lideri demokrat Lulzim Basha pritet që të udhëheqë listën e PD-së në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit.
“Basha me shumë gjasa do të drejtojë listën e qarkut të Tiranës“ tha Bardhi në RTSH. Po Berisha? “Do të kandidojë aty ku do të ketë dëshirë” u shpreh ai.
PD-ja ende nuk ka arritur një marrëveshje me Fatmir Mediun dhe Shpëtim Idrizin, por Bardhi tha se janë në detajet e fundit të paktit. “Ne kemi rënë dakord të dalim në zgjedhje në koalicion si parti të opozitës së bashkuar.
Në disa qarqe mund të dalim me listë të përbashkët pasi u konsultuam me teknikët tanë me qëllim që asnjë votë opozitare të mos shkojë dëm dhe sugjerimi i tyre ishte ky”, tha Bardhi.
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim