Ish-ministri demokrat i Drejtësisë Gazmend Bardhi thotë se reagimi që prokurorja e Përgjithshme Arta Marku bëri për protestën e sotme kundër taksës për Rrugën e Kombit, është provë se ajo është në varësi të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, dhe kryeministrit Edi Rama.
Kryeprokurorja e Përkohshme tha se ka nisur një hetim për të gjetur shkaktarët e dhunës dhe se për këtë po bashkëpunohet ngushtë me Policinë e Shtetit.
“Zonjë, leri hetimet false dhe kërcënimet ndaj popullit, se nuk e burgos dot të gjithin! Nuk je në atë funksion publik për ti shërbyer interesave kriminale të qeverisë, por për të mbrojtur interesin publik”, thotë Bardhi.
Sipas tij, nuk bëhet fjalë për dhunë të qytetarëve, por për reagim të tyre ndaj padrejtësisë së vendosjes së një takse të majme për Rrugën e Kombit.
“Qytetarët morën nën zotërim pronën e tyre publike dhe këtu s’ka asnjë shkelje”, shprehet ai.
Në protestën e paralajmëruar paqësore, situata përshkallëzoi në dhunë, ku protestuesit dogjën sportelet e ngritura për pagesën e tarifës së dyfishtë.
Deklarata e Plotë
PPP Arta Marku paska deklaruar se Prokuroria është në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë të atyre që shkaktuan “dhune”! Kjo pranon vetë se de facto është vartëse dhe nën urdhrat e Ministrit te Brendshëm. Ky deklarim përveçse qesharak, jo profesional (tregues i qartë se Kryeprokuror është Edi Rama), është edhe antikushtetues.
Dikush ta informojë zonjën se në Rrugën e Kombit, ndryshe nga sa deklaroi Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri (kjo PPP vetëm ato dëgjon) nuk kishte dhunë por reagim qytetar ndaj një padrejtësie. Një subjekt privat i ka vënë pritë qytetarëve dhe i thotë se me leje të Edi Ramës, që të hyjnë dhe të dalin nga shtëpitë e tyre duhet të paguajnë tek private 10 Euro, për përdorimin e një pronë që qytetarët e kanë ndërtuar me taksat e tyre. Qytetarët morën nën zotërim pronën e tyre publike dhe këtu s’ka asnjë shkelje. Shkulën prej andej zaptuesin privat të Edi Ramës dhe ia rikthyen rrugën pronarit të vërtetë – qytetarëve! Mirënjohje dhe vetëm respekt për to.
Zonjë, leri hetimet false dhe kërcënimet ndaj popullit, se nuk e burgos dot të gjithin! Nuk je në atë funksion publik për ti shërbyer interesave kriminale të qeverisë, por për të mbrojtur interesin publik./Express
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...