Një banesë në fshatin Gajush, në rrugën e Burgut, u përfshiri nga flakët, duke pësuar dëme të pjesshme. Mësohet se banesa është në pronësi të Pjetër Gjonajt, një i moshuar që jetonte aty me bashkëshorten dhe djalin.
Mësohet se Gjonaj ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka parë flakët të përhapen me shpejtësi. Megjithëse i sëmurë, ai ka arritur të nxjerrë jashtë bashkëshorten dhe djalin, ndërsa ka tentuar të shuajë zjarrin, por pa sukses.
Gjatë përpjekjes, ai ka hyrë sërish në banesën e përfshirë nga flakët, duke rrezikuar jetën e tij. Si pasojë, ai është ndjerë keq dhe është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të lokalizuar dhe shuar flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes./Abcnews
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...