Në segmentin Levan-Damës janë vendosur tabelat informuese, të cilat shërbejnë për të orientuar turistët që duan të vizitojnë Parkun Arkeologjik të Bylisit.
Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau sot në rrjetet sociale momente nga vendosja e këtyre tabelave.
“Shqipëria është një vend me vlerë të jashtëzakonshme arkeologjike, ndaj duhet të kujdesemi jo vetëm për mirëmbajtjen dhe restaurimin e tyre, por padyshim dhe për promovimin e vazhdueshëm. Parku Arkeologjik i Bylisit është një nga pasuritë e shumta të vendit, i cili vit pas viti po kthehet në një destinacion tërheqës për shumë vizitorë, jo vetëm për vlerat dhe historinë që mbart, por edhe peizazhin natyror që ofron”, theksoi Balluku.
Bylisi është parku i vetëm arkeologjik në Shqipëri me mbi 1000 m² mozaik të periudhës së Antikitetit të Vonë si dhe parku i vetëm në Shqipëri me densitetin më të lartë të bazilikave brenda territorit të tij.
Qyteti antik i Bylisit shtrihet sapo del nga qyteti i vogël i Ballshit, 10 km larg tij, në krahun e djathtë të rrugës, ku të bie në sy një varg kodrash të larta.
Teatri i Bylisit është një nga monumentet më të mëdha të kësaj qendre arkeologjike, i cili është ndërtuar në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit dhe ka një kapacitet prej 7500 vendesh, që do të thotë që ka qenë një nga veprat më të mëdha të kohës./atsh.al
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...