Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, vizitoi mesditën e kësaj të premteje punonjësin e policisë, që u aksidentua mbrëmjen e së enjtes teksa po kalonte rrugën në vizat e bardha.
Pasi e vizitoi në ambientet e spitalit rajonal, ku i riu po merr mjekimin e nevojshëm, Balla tha se efektivi shumë shpejt do t’i bashkohet trupës së policisë në qytetin bregdetar.
Për këtë rast, Balla tha se “është një sirenë alarmi, për policinë që të rrisë ndëshkueshmërinë ndaj shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor”.
Nga Durrësi, ministri i Brendshëm kërkoi ndryshim të Kodit Penal.
“Do të kërkojmë ashpërsimin e masave për shkelësit e qarkulllimit rrugor. Kërkoj ndryshim të Kodit Penal”, tha ai ndër të tjera./euronews
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...