Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me operacionet e fundit antidrogë të zhvilluara nga Policia e Shtetit, duke u shprehur se tashmë po shënohen rezultate konkrete.
Duke publikuar pamje nga aksionet e e Policisë së Shtetit, ministri Balla ka shprehur angazhimin e Institucionit që ai drejton dhe Policisë së Shtetit për domosdoshmërinë e shkatërrimit të grupeve kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike.
Në reagimin e tij, Balla thekson se, “Policia e Shtetit po godet rrjetet e shpërndarësve të lëndëve narkotike duke shënuar rezultate konkrete”.
“Vetëm gjatë 48 orëve të fundit aksionet policore Gjirokastër, Lezhë, Mirditë, Berat dhe Durrës kanë ndaluar gjashtë persona dhe sekuestruar doza të shumta kokaine dhe kanabis në mjedise argëtimi, të frekuentuara nga të rinjtë” shkruan Balla.
Ndërsa e garanton publikun për goditje sistematike të këtij fenomeni me rezultate të përditshme, Balla, thekson porosinë e Policisë së Shtetit për domosdoshmërinë e shkatërrimit të grupeve kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike.
“Publiku dhe çdo familje shqiptare presin që Policia e Shtetit të vijojë të marrë më shumë përgjegjësi ndaj çdo të riu e të reje, të cilët nuk i dinë sot sa duhet rreziqet e mëdha për shëndetin dhe familjet e tyre, ndërsa bien në grackën e keqbërësve të narkotikëve. Prandaj Policia e Shtetit i ka sot #PaketëneSigurisënëshkolla dhe luftën kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike prioritete kryesore”, përfundon reagimin e tij ministri Balla./rtsh.al
Përplasja për Aeroportin e Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s sëri...
Dogana zbulon keqpërdorim me importet, një biznes dyshohet p...
Garda Revolucionare e Iranit: 35 anije kanë kaluar Ngushticë...
Hamza takon ambasadorin Guérot: PDK do të angazhohet për një...
E dhimbshme: Këta janë babë e bir që vdiqën tragjikisht në a...
Ndahen 1 milion euro për kuponë ushqimi për familjet në nevo...