Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka vizituar sot Shkollën e Mesme Profesionale “Hasan Dervish Gin” në Lushnjë.
Gjatë vizitës atje, Balla u shpreh se Qeveria shqiptare vazhdon të ketë në fokus të veçantë Arsimin Profesional.
“Shkolla e Mesme Profesionale “Hasan Dervish Gin” Lushnjë, Qeveria shqiptare e ka pasur, e ka dhe do të vazhdojë ta ketë Arsimin Profesional në fokus të veçantë. Në vitin 2013 kur shqiptarët na besuan përgjegjësinë e madhe qeverisëse e gjetëm Arsimin Profesional në një ditë të vështirë”, shkruan Balla krahas videos, ku shihen pamjet nga vizita.
Tutje, ai tha se Shqipëria çdo ditë e më shumë ka nevojë për profesionistë në shumë sektorë.
“Kemi shkruar një histori të re suksesi në këtë fushë, por nuk jemi ende aty ku Shqipëria ka nevojë të jemi në qasjen tonë ndaj Arsimit Profesional, shtuar këtu faktin që Shqipëria çdo ditë e më shumë ka nevojë për profesionistë në shumë sektorë”, shkruan Balla./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...