Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, ka mirëpritur sot në Kuvendin e Shqipërisë Enkelejda Dajçin (Beqon), përfaqësuese e suksesshme e diasporës shqiptare në Landin e Bavarisë, Gjermani.
“Mirëprita sot në Kuvendin e Shqipërisë Enkelejda Dajçin (Beqon) përfaqësuese e suksesshme të diasporës shqiptare në Landin e Bavarisë, Gjermani”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.
Balla vlerësoi lehtësimin e procedurave për lejet e qëndrimit dhe punësimit, duke i konsideruar ato si faktorë kyç për integrimin dhe suksesin e shqiptarëve në Gjermani.
“Në Bavari jetojnë e punojnë rreth 18 mijë shtetas shqiptarë dhe vlerësojmë lehtësimin e procedurave për lejet e qëndrimit, punësimit. Gjithashtu në universitetet e Bavarisë studiojnë afro 800 studentë shqiptarë”, tha ai.
Takimi u konsiderua një dëshmi e rëndësisë që institucionet shqiptare i kushtojnë diasporës dhe forcimit të lidhjeve me komunitetet shqiptare jashtë vendit./rtsh
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...