Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla është shprehur se Policia e Shtetit duhet ta forcojë bashkëpunimin me qytetarët, të trajtojë me kujdes ankesat e tyre, sepse vetëm kështu rritet besimi i tyre tek policia. Balla theksoi gjithashtu se shkelësit e ligjit do të ndëshkohen fal denoncimeve apo ankesave të qytetarëve.
Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, denoncimet apo ankesat e qytetarëve, në çdo formë, janë gjithmonë të mirëpritura, shkruan Arbresh.info.
“Denoncimet apo ankesat e qytetarëve, në çdo formë, janë gjithmonë të mirëpritura. Policia e Shtetit duhet ta forcojë bashkëpunimin me qytetarët, t’i trajtojë me kujdes ankesat e tyre, sepse vetëm kështu rritet besimi i tyre tek policia. Rasti i denoncimit nga një pushues i një mjeti që kishte hyrë në një plazh me pushues, çoi në identifikimin e shkelësit dhe ndëshkimin e tij sipas parashikimeve maksimale të Kodit Rrugor”, shkruan Balla./Arbresh.info/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...