Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka përgëzuar Interpol Tiranën për ekstradimin nga Franca të një personi për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Me anë të një postimi në Facebook, Balla është shprehur se po punohet çdo ditë për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia, shkruan Arbresh.info.
“Po punojmë çdo ditë, me intensitet, me Interpol për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera.”, shtoi ai.
“Në grackën e policisë ka rënë edhe një person tjetër në kërkim ndërkombëtar, i cili u ndalua gjatë natës në Bari, Itali, i dënuar në Shqipëri me 30 vite burgim.”, përfundoi ministri Balla./Arbresh.info/
“2025 – vit i humbur”/ Terras publikon draft-raportin për Ko...
Deri më tani, deri në 150 trupa amerikane të plagosur në luf...
45 vjet nga demonstratat e 11 marsit që tronditën ish-Jugosl...
Haradinaj: Presidentja e ka respektuar Kushtetutën dhe e ka ...
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell