Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka përgëzuar Drejtorinë e Policisë në Shkodër për parandalimin e një ngjarje kriminale.
Me anë të një postimi në Facebook, Balla bëri të ditur se janë konfiskur tre armë municion luftarak, sasi kokaine dhe kanabisi janë sekuestruar në Vaun e Dejës, Librazhd dhe Lezhë, si dhe persona janë arrestuar dhe proceduar penalisht, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Shtetit është vigjilente për parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e njëpasnjëshme të rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe psikotrope, në afërsi të shkollave, në mjedise argëtimi të frekuentuara nga të rinjtë dhe në komunitete.Tre armë zjarri, municion luftarak, sasi kokaine dhe kanabisi janë sekuestruar në Vaun e Dejës, Librazhd dhe Lezhë. Pesë shtetas janë arrestuar/proceduar penalisht.”, tha ai.
“Sigurimi i informacionit policor, domosdoshmëri në parandalimin e ngjarjeve kriminale. Përgëzoj Drejtorinë e Policisë Shkodër, e cila falë sigurimit të informaconit në kohë, parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale.”, shtoi Balla.
Balla premtoi se do ta bëjnë më të sigurtë Shqipërinë për qytetarët, vizitorët dhe turistët.
“Megaoperacioni “Tempulli”, goditjet e rasteve të armëmbajtjes pa leje, zbatimi me vendosmëri i Paketës së Sigurisë në shkolla, lufta pa kompromis ndaj çdo veprimtarie kriminale, do ta bëjnë më të sigurtë këtë vend, për qytetarët, vizitorët dhe turistët.”, ka shkruar Balla./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...