Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka thënë se Policia e Shtetit dhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po angazhohen çdo ditë për dhënien fund të ndërtimeve pa leje.
Me anë të një postimi në Facebook, Balla tha se të gjithë duhet të japin llogari para ligjit, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Shtetit dhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po angazhohen çdo ditë për dhënien fund të ndërtimeve, shtesave pa leje dhe cdo shfaqje tjeter abuzive, pa asnjë dallim se ku ndodhet apo kush e zotëron. Të gjithë duhet të japin llogari para ligjit dhe askush nuk mund të shpërfillë me arrogancë komunitetet, duke ndërtuar pa leje.”, ka shkruar ai.
Tutje, ministri Balla kërkoi më shumë angazhim të bashkive dhe agjencive për identidikimin, penalizimin, shembjen apo konfiskimin e këtyrë ndërtesave pa leje.
“Na duhet një angazhim edhe më i madh i të gjitha bashkive dhe agjencive për identifikimin, penalizimin, shembjen apo konfiskimin për interes publik të të gjitha sipërfaqeve në pallate, qendra biznesi, hotele të ndërtuara në shkelje të ligjit.”, tha ai.
Ndër të tjera, Balla bëri të ditur se katet e konfiskuara do të shkojnë për strehim social apo për mjedise pune për institucionet publike./Arbresh.info./
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj