Ministri i Punëve të Brendshëm të Shqipërisë, Taulant Balla ka dhënë sot lajmin e mirë për të gjithë drejtuesit e automjeteve në territorin shqiptar.
Ankesa më e madhe e shoferëve gjatë kësaj kohe, ka qenë fakti se efektivët e Policisë Rrugore i vendosnin gjoba, ndërkohë që ata nuk viheshin në dijeni.
Nga sot, përmes sistemit e-gjoba, në e-Albania çdo drejtues që kryen shkelje rrogore dhe ndëshkohet do të njoftohet me mesazh apo email.
Kështu secili do të ketë mundësinë ta shlyej gjobën brenda 15 ditëve dhe të përfitojë ulje të masës së gjobës me 50%.
“Ky është momenti për t’i bërë thirrje çdo qytetari që nëse do të njoftohet për marrjen e penalitetit të shkeljes rrugore, mund të logohet në e-Albania dhe në momentin që kryen një shkelje rrugore mesazhi i vjen në telefon”, apeloi ministri Balla.
Nisma u prezantua pranë shkollës së mesme “Ismail Qemali” në Tiranë.
“Këtu kemi një nga shkollat më të mëdha të Tiranës, e në kuadër të masave të reja, të Paketës së Sigurisë në Shkolla, e kjo rrugë bën pjesë e perimetrit të sigurisë, sepse është trotuari dhe rruga ngjitur me oborrin e shkollës, që do të thotë se na duhet të rritim prezencën policore, por shpresoj që shumë shpejt me Bashkinë Tiranë me vendosjen e kamerave të sigurisë dhe ato që regjistrojnë shpejtësinë e mjeteve, ato aksesojnë sistemin dhe çojnë gjobën tek Salla e Komandimit dhe plotësohet masa administrative e njoftohet qytetari”, tha Balla./Arbresh.info
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...