Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka bërë të ditur se falë bashkëpunimit me Interpol-in, janë ekstraduar disa persona nga Spanja, Gjermania dhe Britania e Madhe që ishin në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Mes tjerash, Balla ka theksuar se si rezultat i arritjeve nga Policia e Shtetit, Shqipëria është përzgjedhur këtë vit si vendi organizator i Konferencës Rajonale Evropiane të Interpolit, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Shqipëria po thellon çdo ditë e më shumë bashkëpunimin me INTERPOL në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe armëve, në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare si dhe në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit në përballjen me krimet kibernetike. Gjatë 24 orëve të fundit, falë këtij bashkëpunimi, kanë vijuar ekstradimet nga Spanjq, Gjermania dhe Britania e Madhe, të personave të kërkuar nga drejtësi shqiptare.
Në vlerësim të rezultateve të arritura nga Policia e Shtetit Shqipëria është përzgjedhur këtë vit si vendi organizator i Konferencës Rajonale Europiane të Interpol, organizatës më të madhe policore me 196 anëtarë në mbarë botën. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të mirëpresin më 11-13 Qershor 2024 drejtuesit më të lartë të policisë nga e gjithë Europa dhe vende të tjera për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit./Arbresh.info
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...