Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka qëndruar sot në Elbasan për një vizitë.
Balla tha se duhet të dalim përpara ngjarjeve kriminale, duke e rritur kështu kontrollin dhe fuqinë gjurmuese ndaj grupeve kriminale.
“Duhet tu dalim përpara ngjarjeve kriminale, duke rritur kontrollin dhe fuqinë tonë gjurmuese ndaj planeve dhe lëvizjeve të elementëve dhe grupeve kriminale. Pres nga Drejtoria e Elbasanit rezultate konkrete në zbulimin e autorëve të ngjarjeve të vjetra kriminale, arrestimin e personave në kërkim dhe pastrimin nga shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe psikotrope”, ka shkruar Balla në videon e ndarë në Facebook.
Tutje ai tha të kontrollohet kudo për të gjetur armët që mbahen pa leje dhe ata që i shmangen drejtësisë./Arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...