Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla deklaroi nga studio e emisionit “Opinion”se personat që kërkohen nga drejtësia shqiptare, por që kanë si strehë qëndrimi Dubain, mund të rikthehen falë një marrëveshjeje deportimi që pritet të nënshkruhet në Janar me Emiratet e Bashkuara Arabe. Për këtë kategori nuk do të ketë ekstradim, por me Interpolin po synohet deportimi, e si precedent është edhe rasti i Behar Bajrit.
“Brenda fundit të Janarit do takohem me Emiratet e Bashkuara Arabe për këtë çështje duke përdor instrumentet e Interpolit, por ka edhe elementë të tjerë siç është deportimi”.
Për arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Rexhepi në Turqi meritën ia njohu autoriteteve italiane, por tha se po punohet me shtetin fqinj që ekstradimi i tij të bëhet nga Shqipëria.
“Ja kam bërë me dije Italisë që vendi i parë iI ekstradimit do jetë Shqipëria për shkak të vrasjes së policëve. Turqia ka dy kërkesa; një nga Shqipëria dhe një nga Italia”.
Pranoi që në komunikimet përmes telefonave të koduar si SKY ECC dhe Enchro Chat ka patur edhe punonjës të Policisë së Shtetit, arsye që thotë se e ka detyruar të ndërmarrë masa shtesë për të parandaluar çdo infektim të mëtejshëm në radhët e uniformave blu.
“Prej ditës së hënë me marrjen e detyrës nga drejtuesi i ri i AMP-së, një prej formularëve të pastërtisë së figurës që duhet të plotësojnë të gjithë punonjësit e policisë ku deklarojnë nëse kanë pasur thjesht dhe vetëm akses ose kanë zotëruar një telefon të tillë”.
Ndonëse flet për një kontroll të territorit, ministri Balla thotë se Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra Vlora, Elbasani mbeten qytetet me prani më të madhe të eksponentëve të krimit.
Balla tha se nga Korriku i vitit të ardhshëm, pritet të ketë një rritje 30% e pagës për punonjësit e policisë. Ndërsa për uniformat blu që përjashtohen nga vettingu në polici ka propozuar të zbatohet standarti me gjyqtaret, që të mbesin 15 vite jashtë Policisë së Shtetit.
Tv Klan
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...