Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme (22 korrik) në Milot, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur në një atentat.
Bëhet me dije se Klisman Preçi, i cili humbi jetën, dhe Ylli Ibrahimi janë mbajtur nën vëzhgim nga autorët, të cilët më pas i qëlluan në një atentat të mirëorganizuar.
Paraprakisht dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë 3 persona, të cilët kanë mbajtur nën vëzhgim Preçin dhe Ibrahimin. Këta të fundit kishin qenë në një lokal në qendër të Milotit pak para ngjarjes, teksa u qëlluan me breshëri automatiku në rrugën përballë rrugicës së pallatit ky jetonin, pasi ishin fqinjë me njëri-tjetrin.
Autorët kanë zbrazur plumbat në drejtim të tyre sapo kanë dalë nga automjeti, duke i lënë të plagosur Ibrahimin dhe Preçin, por ky i fundit nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të mara dhe humbi jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi rezultojnë të dy me precedentë të mëparshëm penal, teksa i kanë shpëtuar edhe më parë tentativave për vrasje. Ylli Brahimi i ka shpëtuar një atentati në vitin 2021, ndërsa Klisman Preçi i shpëtoi një tjetër atentati në maj të këtij viti./RTSH/
Spitali i Gjakovës mohon lidhjen me grevën e punëtorëve tekn...
Rrëzohen ankesat, konfirmohet aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit ...
Izraeli sulm ajror ndaj Iranit, vritet shefi i sigurisë Ali ...
Trump paralajmëron shtyrjen e vizitës në Kinë për shkak të t...
Rafuna: CEFTA është zhvilluar në një shtyllë kyçe të bashkëp...
Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën që shpall Iranin shte...