Një makinë tip ‘BMW’ pa targa, është gjetur në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë Shqipëri, dhe dyshohet se i përket autorëve të atentatit me dy viktima në Vlorë.
Policia thotë se nga kqyrja paraprake e automjetit që është djegur dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike që mund të jenë përdorur në vrasjen e dy personave.
“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.
“Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve”- thotë policia.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku dy persona mbetën të vrarë në rrethana të paqarta.
Mjeti me të cilin ata po lëviznin i tipit ‘Benz Class’ është qëlluar në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me ngjarjen, se kush janë viktimat apo autorët, ndërsa është bllokuar rruga ku ka ndodhur ngjarja e rëndë./tch/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...