Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë.
Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në Ishull Lezhë, ku është qëlluar me armë ndaj shtetasit Arben Gjini, 35 vjeç i cili ka marrë një plumb në këmbë dhe në një në shpatull.
I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Sipas policisë plagosja ka ndodhur rreth orës 20:45.
Pak minuta pas krimit, në fshatin Kolsh, është gjetur i djegur mjeti tip “Benz”, i denoncuar i vjedhur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e plagosjes. Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve./b.w
Po priste gruan e fëmijën, shqiptari i kërkuar për tentativë...
SHBA-të shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së raketës hiperson...
Alarmon Hykmete Bajrami: Po kapet shteti, u hap konkutsi për...
Barcelona pritet t’i jap “vulën” historike: Cancelo drejt re...
Pretendime për dorëheqje në LDK, reagojnë zyrtarët e kësaj p...
Si qëndrojnë vendet e Ballkanit sa i përket lirisë së medias...